Shërbimet e ofruara
Në klinikën tonë, ofrohet një gamë të gjerë shërbimesh në përshtatje me nevojat e klientëve:
Vlerësim i gjendjes emocionale dhe mendore për të identifikuar problematikat kryesore e hierarkinë e problemeve të klientit të cilat ndikojnë në gjëndjen aktuale.
Seancat individuale synojne të ndihmojë klientin të identifikojë, kuptojë dhe ndryshojë mendimet, besimet dhe sjelljet jofunksionale që kontribuojnë në vështirësitë emocionale dhe psikologjike aktuale.
Përbën një ndihmë për partnerët për të përmirësuar komunikimin, zgjidhur konfliktet dhe forcuar marrëdhënien e tyre.
Terapia në grup ofron një mjedis mbështetës ku pjesëmarrësit mund të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga përvojat e të tjerëve si edhe të zhvillojnë aftësi për të përballuar sfidat emocionale dhe psikologjike
Seanca virtuale, të përshtatshme dhe konfidenciale, për ata që preferojnë takime online apo nuk kanë mundësi të vijnë në zyrë.
Supervizime të kolegëve në vijimsi të rrugëtimit të tyre për t`u bërë terapistë apo edhe ndjekje e rasteve klinike në formën e edukimit të vazhduar në profesion.
Në studion time realizohen prej kohësh workshope e seminare të akredituara me profesionistë të shendetit mendor me qëllim rritjen profesionale dhe shkëmbimin e eksperiencave .
Seanca psikoedukative mbi temat e shëndetit mendor për të rritur e fëmijë për çështje si “Aftësitë Sociale” për grupmoshat 6-12 vjeç; kurse tê formimit të identitetit për adoleshentë si edhe kurse për të rritur në komunitet si kurset e prindërimit, kurse të forcimit të vetvlerësimit si edhe kurse të efikasitetit në jetë për të rritur të moshave të avancuara.
Çdo shërbim i ofruar në studion time është i bazuar në praktika të sukseshme botërore, duke garantuar përkujdesjen maksimale dhe rezultatin më efektiv të mundshëm.
Llojet e problemeve që unë trajtohen në Klinikë
Gjatë karrierës sime, kam punuar me një gamë të gjerë problematikash, duke përfshirë individë që përballen me gjëndje të ankthit, depresionit, trauma si dhe problematika të marrëdhënieve ndërpersonale. Kjo qasje e orientuar dhe e përshtatur për klientin ka për synim kryesor fuqizimin e tij me teknikat e mjetet e duhura për të përballuar vështirësitë si dhe për të arritur një nivel optimal e të qëndrueshëm mirëqenieje.
Në lidhje me seancat
Gjatë seancave të CBT-së, ne do të punojmë së bashku për të eksploruar lidhjen midis mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Ju do të mësoni strategji praktike për të riparë mendimin negativ, për të menaxhuar stresin dhe për të zhvilluar mekanizma më të shëndetshëm të përballimit.
Synimi im është t’ju fuqizoj me aftësitë e nevojshme për të arritur mirëqenie të qëndrueshme mendore. Terapia e Skemave Terapia e Skemave është një qasje integruese që kombinon elemente të CBT-së, psikoanalizës dhe teorisë së lidhjes. Ajo është veçanërisht efektive për individët me probleme kronike psikologjike ose për ata që nuk kanë reaguar mirë ndaj formave të tjera të terapisë.
Terapia e Skemave fokusohet në identifikimin dhe ndryshimin e modeleve të thella ose “skemave” që shpesh zhvillohen në fëmijëri dhe vazhdojnë të ndikojnë në jetën tuaj si i rritur.
Gjatë seancave tona, ne do të:
- Eksplorojmë origjinën e skemave tuaja dhe se si ato ndikojnë në sjelljen tuaj aktuale.
- Zhvillojmë strategji për të sfiduar dhe modifikuar këto skema.
- Punojmë për të ndërtuar një ndjenjë më të shëndetshme dhe më adaptive të vetvetes.
Terapia e Skemave mund të jetë veçanërisht e dobishme për ata që përballen me çrregullime të personalitetit, probleme në marrëdhënie ose vështirësi emocionale afatgjata.
Lini një Takim Marrja e hapit të parë drejt terapisë mund të jetë sfiduese, por gjithashtu është një lëvizje e fuqishme drejt rritjes personale dhe shërimit.
Unë jam këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugëtim
Blogjet e Mia Qëndroni të informuar me postimet e mia më të fundit mbi temat e shëndetit mendor, përfshirë këshilla praktike, njohuri kërkimore dhe reflektime mbi praktikat terapeutike.
Këtu, ju do të gjeni burime të vlefshme që mund të mbështesin rrugëtimin tuaj të shëndetit mendor, qoftë nëse jeni aktualisht në terapi apo thjesht kërkoni informacione