Marta Bej
PhD, psikoterapiste e licensuarMirë se erdhët në studion time!
Unë jam Marta Bej, PhD, psikoterapiste e licensuar me mbi 15 vite përvojë si psikologe kliniciste e specializuar në terapinë konjitiv bihejviorale (CBT) e cila ka në fokus individin në përballjet e tij me sfidat emocionale e psikologjike.
Rruga ime akademike ka nisur që me diplomimin në psikologji klinike në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës, duke vijuar më pas me trajnime ndërkombëtare të avancuara në Terapinë Konjitive Bihejviorale (CBT) si edhe dhe vitet e fundit edhe në Terapinë e Skemës.
Rrugëtimi im në profesion ka nisur që në vitin 2007 si psikologe pranë drejtorisë arsimore ne Tiranë, ku kam punuar për disa vite me fëmijë e adoleshentë. Më pas, kam vijuar rritjen time profesionale me ndjekjen e studimeve doktorale në fushën e psikologjisë pranë UT. Në vitin 2013 kam nisur specializimin 3 vjeçar ndërkombëtar në terapinë CBT, mundësuar nga Fondacioni KHF në bashkëpunim me ITA – Israeli Association for CBT me mbështetjen shkencore të udhëheqësit e mentorit tim të nderuar Prof. Moshe Landsman.
Po ashtu, kam punuar si pedagoge part time në universitete të ndryshme private, aktualisht jam pedagoge part time në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë ku lektoj në dy lëndë në masterin “Këshillim e Psikoterapi me Orientim Njohës Sjellor”.
Jam terapiste e liçencuar nè Urdhrin e Psikologut në Shqipëri si edhe zotëroj çertifikatë të akredituar ndërkombëtare të speciaizimit në CBT, akredituar nga Shoqata Europiane për CBT si edhe Certifikatë e niveliet të avancuar në Terapinë e Skemës njohur nga ISST, International Schema Therapy Sociaty.
Që nga muaji Maj i vitit 2015 jam Presidente e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë Konjitiv Bihejviorale, psikoterapiste e supervizore e rasteve klinike pranë kësaj shoqate.
Puna ime Terapeutike
QëllimiFokusi në punën time është të ndihmoj klientët të kuptojnë dhe menaxhojnë problemet e tyre, të përmirësojnë shëndetin mendor si edhe të zhvillojnë aftësi më të mira përballuese e rekuperuese nëpërmjet angazhimit në proçesin terapeutik.
Puna terapeutike synon të ndihmojë klientët të arrijnë një nivel mirëqenieje emocionale si edhe të zhvillojnë aftësi të qëndrueshme për të përballuar sfidat e jetës në mënyrë më të shëndetshme dhe më të pavarur.
Modeli Terapeutik
Gjatë Seancave
Terapia me të cilën unë punoj, është terapi e të folurit, e testuar klinikisht dhe e evidentuar botërisht për suksesin në trajtimin e një spektri të gjerë simptomash e çrregullimesh psikologjike. Ky model terapeutik ofrohet i përshtatur sipas nevojave unike të çdo klienti për të sjellë rezultatet më efikase në trajtim.
Në seancat e këshillimit përdoren një seri teknikash e modelesh terapeutike me synim përmirësimin e gjendjes emocionale të klientit si edhe zgjidhjen e problematikave.
Angazhimi në terapi përbën një ndërhyrje më afatgjatë e cila bazohet në modelin konjitiv bihejvioral (CBT). Ky trajtim ka si qëllim kryesor të nxisë përmirësime në mënyrën se si klienti ndihet, mendon dhe sillet.
Trajtimi përfshin një periudhë kohore nga 6 deri në 12 javë. Ndërkohë, puna me terapinë e Skemës fokusohet në të kuptuarit e konstrukteve më të thella të mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që formohen gjatë fëmijërisë, të cilat shpesh mënyrë të pavetëdijshme, ndikojnë në mënyrën se si individët përjetojnë situatat dhe se si ata reagojnë ndaj marrëdhënieve në jetën e rritur.
Të punuarit me terapinë e Skemës kërkon një periudhë më të gjatë trajtimi për të sjellë një rezultat të qëndrueshëm në trajtim.